Shkolla E Mesme Profesionale Hasan Gina
“Në një botë që ndryshon, vetëm një profesion i vërtetë është një e ardhme e sigurt''
Praktika Profesionale
Ne Biznese/Kompani
Krenarë për bashkëpunimin e shkollës sonë me bizneset lokale!
🔧 Auto Servis Ilir Tabaku – Dushk
Nxënësit në praktikë:
• Iljon Dedej (Klasa 13.1 SHMT)
• Sardi Shehu
• Renato Llapi (Klasa 12.1 SHMT)
Nxënësit e TIK në praktikë në biznes!
Nxënësit e TIK në praktikë në biznes! 💻🔧
Puna në terren është një hap thelbësor për përgatitjen profesionale të nxënësve tanë të degës Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK).
Vizita e radhës për kontrollin e nxënësve ne praktikë!
📍 Vizita e radhës për kontrollin e nxënësve që zhvillojnë praktikën në bizneset e linjës Lushnje, Gorre, Kolonjë, Eskaj, Bubullimë, Imsht, Ngurrëz, Lushnje
CFARË DREJTIMESH PROFESIONALE OFRON SHKOLLA?
Shkolla e mesme profesionale Lushnje është e vetmja shkollë në rrethin tonë që ofron drejtimet më të kërkuara sot për tregun e punës
Sapo përfundojnë klasën e 9-të nxënësit mund të regjistrohen në një nga degët :
• TEKNOLOGJI INFORMACIONI E KOMUNIKIMI
• ELEKTROTEKNIKË
• TERMOHIDRAULIKË
• EKONOMI-BIZNES
• SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI
OFRON NJE SHKOLLE PROFESIONALE
Çdo vit shkollor nxënësit marrin dëftesën me nota
Cerfitikatën e parë nxënësit e marrin pasi përfundojnë me sukses klasën e 11-të, niveli II i KSHK,
referuar nivelit II të KEK. Kjo certifikatë profesionale e kualifikon nxënësin si punonjës gjysmë të
kualifikuar (ndihmës) dhe i jep mundësinë të punësohet.
Cerfitikatën e dytë nxënësit e marrin pasi përfundojnë me sukses klasën e 12-të, niveli III i KSHK,
referuar nivelit III të KEK. Kjo certifikatë profesionale e kualifikon nxënësin si punonjës të kualifikuar
dhe i jep mundësinë të punësohet.
Certifikatën e tretë nxënësit e marrin pasi përfundojnë me sukses klasën e 13-të, niveli IV i KSHK,
referuar nivelit IV të KEK. Kjo certifikatë profesionale e kualifikon nxënësin si teknik/menaxher dhe i
jep mundësinë të hapë biznesin e tij.
Në vitin e fundit, nxënësit maturantë marrin pjesë në provimet e maturës shtetërore profesionale
dhe pajisen me diplomën e shkollës së mesme profesionale, me të cilën regjistrohen në shkollën e
lartë, aty ku kanë deshirë, pavarësisht profesionit që kanë përfunduar në shkollë të mesme
profesionale.
