ELEKTROTEKNIKË
Programi i studimit “ELEKTROTEKNIKË” e aftëson nxënësin të kryejë
• instalime të elementeve të skemave elektrike.
• riparimin e transformatorit njëfazor, të ushqyesve të thjeshtë, të motorëve asinkron njëfazorë të pajisjeve
elektroshtëpiake
• instalimin e rrjetit të internetit dhe telefonisë brenda dhe jashtë murit
• shtrimin e kabllove të tensionit të ulët në tokë.
• instalimin elektrik të një mjedisi, të një supermarketi, të një godine civile, të një reparti industrial
• instalimin e citofonisë
• llogaritjen e rrufepritesit, tokëzimit të një instalimi elektrik.
• lidhjen e kontatorëve elektrikë dhe burimeve elektrike rezervë
• komandimin e motorëve elektrikë me mënyra të ndryshme.
• administrimin, menaxhimin dhe marketingun e një biznesi elektroteknik.
• realizimin me kompjuter të vizatimeve të ndryshme që lidhen me profesionin e elektroteknikut duke
përdorur programin AutoCAD
• ndërtimin, ekzekutimin dhe testimin e skemave elektrike duke përdorur programet CAD elektrik dhe
Crocodile
• analizën e elementeve të një transmisioni elektrik, skemave elektronike me porta logjike dhe
mikroprocesorë.
Që në klasë të 11-të programi i studimit “ELEKTROTEKNIKË”
i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim:
në veprimtaritë profesionale që lidhen me punimet në elektroteknikë, punime elektrike dhe
elektronike, shitjeje të materialeve dhe pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe në veprimtari
të tjera që kanë lidhje me to.
• në ndërmarrje të ndryshme të instalimeve elektrike civile dhe industriale.
Menjëherë pas përfundimit me sukses të shkollës në këtë drejtim
• Nxënësi mund të vetëpunësohet e të krijojë biznesin individual në fushën e elektroteknikës, në
punimet e instalimeve elektrike civile dhe industriale dhe punëson të tjerë në të.
• Nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e“Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi
për vazhdimin e studimeve të larta universitar
