SHERBIME MJETESH TRANSPORTI

Vetëm në klasë të 12-të nxënësit profilizohen duke zgjedhur një nga profilet:

  • SHËRBIME MOTORI
  • SHËRBIME XHENERIKE
  • SHËRBIME ELEKTRO-AUTO

Në klasë të 10-të dhe 11-të, programii studimit “SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI ” e aftëson nxënësin:

  • të kryejë punime në sistemin e vajisjes së motorit, në sistemin e ftohjes së motorit, në sistemet e
    ushqimit të motorëve “Otto” dhe “Diesel”
  • të kryejë punime në sistemet e drejtimit dhe të frenimit të automjeteve të lehta;
  • të kryejë punime në elementet e sistemit të varjes së mjeteve të transportit;
    të kryejë punime në rrotave të automjeteve të lehta;
  • të kryejë punime në burimet e energjisë elektrike të mjeteve të transportit;
  • të kryejë punime në elementet e sistemeve elektronike dhe kompjuterike të mjeteve të transportit

Që në klasë të 11-të programi i studimit “SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI ”
i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim
nёndёrmarrje/servise tёndryshme që kryejnë shërbime të mirëmbajtjes, riparimit dhe
kolaudimit të mjeteve të transportit.

Në klasë të 12-të, programi i studimit “SHËRBIME MOTORI” e aftëson nxënësin:

  • Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё biznesi tёvogёl për shërbimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit në motorët e mjeteve të transportit.
  • Të riparojë motorët e mjeteve të transportit.
  • Të realizojë kontrollin dhe gjetjen e parregullsive në motorët e mjeteve të transportit.
  • Të riparojë e mekanizmit bjellë-manivelë dhe mekanizmit të shpërndarjes së gazeve të motorit.
  • Të riparojë e sistemit të vajisjes së motorit.
  • Të riparojë e sistemit të ftohjes së motorit.Të riparojë e sistemit të ushqimit dhe shkarkimit të motorit.
  • Të riparojë e sistemit elektrik dhe elektronik të motorit.Të përdorë teknologjinë digjitale në mbështetje të veprimtarisë profesionale.

në klasë të 12-të programi i studimit “SHËRBIME MOTORI” i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim:

  • në ndёrmarrje/servise tёndryshme që kryejnë Shërbime motori të mjeteve të transportit. Me studime dhe përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet e të krijojë biznesin e tij në fushën e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të motorëve të mjeteve të transportit.

Në klasë të 12-të, programi i studimit “Shërbime xhenerike” e aftëson nxënësin

  • Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё biznesi tёvogёl për shërbimet xhenerike në mjetet e transportit.
  • Të kontrollojë me kompjuter parregullsitë e pjesëve xhenerike në mjetet e transportit.
  • Të diagnostikojë parregullsitë në pjesët xhenerike të mjeteve të transportit.
  • Të riparojë elementet e transmisionit të fuqisë në mjetet e transportit.
  • Të çmontojë/montojë përbërësit elektronikë të mekanizmit të transmetimit të fuqisë, si moduli i kontrollit të transmetimit të fuqisë (TCM), paketa e kamios, sensorët e rrotullimeve, etj.
  • Të riparojë rrotat dhe elementet e sistemit të varjes në mjetet e transportit.
  • Të riparojë elementet e sistemit të drejtimit në mjetet e transportit.
  • Të çmontojë/montojë përbërësit elektrikë/elektronikë të sistemit të drejtimit si sensorët e këndeve etj.
  • Të riparojë elementet e sistemit të frenimit në mjetet e transportit.
  • Të riparojë elementët e llojeve të ndryshme të sistemeve të reja të frenimit.

në klasë të 12-të programi i studimit “Shërbime xhenerike” i jep nxënësit
mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim:

  • në ndёrmarrje/servise tёndryshme që kryejnë shërbime xhenerike në mjetet e transportit, në pika servisi të
    mjeteve të ndryshme të transportit, të shitjes së pjesëve të ndërrimit, të mekanikës bujqësore, si dhe në
    veprimtari të tjera që veprojnë në këtë drejtim. Me përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të
    vetëpunësohet duke krijuar biznesin e tij në fushën e shërbimeve xhenerike në mjetet e transportit

Në klasë të 12-të, programii studimit “SHËRBIME ELEKTRO-AUTO” e aftëson nxënësin:

  • tё konceptojё planin pёr hapjen e njё biznesi tё vogёl për shërbimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit në sistemet elektrike dhe elektronike të mjeteve të transportit.
  • të kryejë kontrollet dhe matjet e nevojshme për shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit në sistemet elektrike dhe elektronike të mjeteve të transportit.
  • të bëjë diagnostimin e parregullsive në sistemet elektrike dhe elektronike të mjeteve të transportit, duke përdorur edhe diagnostikimin kompjuterik.
  • të kryejë shërbimin e sistemit kompjuterik të mjeteve të transportit.
  • të kryejë shërbimin e sistemit të furnizimit me energji elektrike të mjeteve të transportit.
  • të kryejë shërbimin e sistemit të lëshimit dhe të ndezjes të motorëve të mjeteve të transportit.
  • të kryejë shërbimin e sistemit të ndriçimit dhe sinjalizimit të mjeteve të transportit.
  • të kryejë shërbimin e elementeve elektrike të pajisjeve ndihmëse të mjeteve të transportit.

në klasë të 12-të programi i studimit “SHËRBIME ELEKTRO-AUTO” i jep
nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim

  • nёndërmarrje të shërbimeve elektro-auto, në pika servisi elektro-auto të mjeteve të transportit, veprimtaritë
    e tregtimit të pjesëve të këmbimit të mjeteve të transportit, si dhe në veprimtari të tjera që veprojnë në këtë
    drejtim. Me përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet etë krijojë biznesin e tij në fushën e
    shërbimeve elektro-auto në mjetet e transportit

Në klasë të 13-të, programi i studimit “SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI” e aftëson nxënësin:

  • Të kryejë diagnostikime të difekteve të thjeshta me përdorimin e sistemeve, programeve dhe rrjeteve kompjuterike.
  • Të bëjë planifikimin dhe organizimin e punës në një servis tipik për shërbimet në mjetet e transportit.
  • Të kryejë diagnostikimin (përfshirë edhe atë me mjete digjitale) e parregullsive në mekanizmat dhe sistemet e mjeteve të transportit.
  • Të kryejë riparimin e sistemeve moderne të mjeteve të transportit.
  • Të kryejë diagnostikimin e pjesëve në automjetet hibride dhe elektrike.
  • Të realizojë shkëputjen e burimit të tensionit të lartë në automjetet hibride dhe elektrike.
  • Të realizojë shërbimin e baterive në automjetet hibride dhe elektrike.

Përfundimi me sukses i klasës së 13-të, në programin e studimit “SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI” i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim dhe të vazhdojë shkollën e lartë