EKONOMI - BIZNES
Programi i studimit “EKONOMI-BIZNES ” e aftëson nxënësin:
- Të regjistrojë në kontabilitet blerjet dhe shitjet e kryera.
- Të kryejë veprimet për llogaritjen dhe evidentimin e shpenzimeve të punës.
- Të llogarisë dhe të regjistrojë në mënyrë ekstrakontabël shpenzimet dhe të ardhurat e ndërmarrjes.
- Të tregojë mënyrat e rimbursimit të klientëve.
- Të identifikojë furnitorët aktualë dhe potencialë në fushën e biznesit.
- Të krahasojë oferta, të vendosë dhe ruajë marrëdhëniet me furnitorët.
- Të përzgjedhë dhe të përfshijë në kontratat e blerjes, kushte të ndryshme të lëvrimit dhe pagesave.
- Të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për eksport dhe import, në afatet e caktuara.
- Të kryejë pagesat dhe transfertat online.
- Të kontribuojë në planifikimin e rekrutimin e personelit, në përputhje me nevojat për të.
- Të hartojë listëpagesa pagash e sigurimesh.
- Të kryejë kontabilizime kostosh.
- Të kontabilizojë veprimet për rregullimin e marrëdhënieve me shtetin për TVSH e TAP.
- Të kryejë procedurat dhe kontabilizimet e mbylljes vjetore.
- Të hartojë bilancin përfundimtar dhe pasqyrat që e shoqërojnë atë.
- Të kryejë deklarimet për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimin mbi të ardhurat personale (TAP), tatimin mbi fitimin (TF), duke plotësuar deklaratat përkatëse.
- Të përdorë software dhe programe financiare, për zhvillimin e veprimtarisë ekonomike.
- Të përpilojë kontratat e shitjes dhe blerjes.
Që në klasë të 11-të programi i studimit “EKONOMI-BIZNES”
i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim
- Nёnjësi ekonomike të ndryshme për kryerjen e veprimtarive që lidhen me fushën e ekonomisë
dhe të biznesit. - Në institucione private/shtetërore, biznese, zyrë kontabiliteti për të planifikuar dhe organizuar
punën në varësi të veprimtarisë së ndërmarrjes, për të administruar dhe plotësuar
dokumentacionin financiar, si dhe për të kryer procedura llogaritëse, inventarizime, pagesa,
arkëtime, kontabilizime, përpunime dhe hartime të pasqyrave të thjeshta financiare.
Menjëherë pas përfundimit me sukses të shkollës në këtë drejtim
- nxënësi mund të punësohet ose të vetëpunësohet në ndërmarrje të biznesit të vogël.
- nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e“Maturës shtetërore profesionale”, me
mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare.
