Shkolla Mekanike Bujqësore “Hasan D. Gina” Lushnje, si institucion publik buxhetor në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, kërkon marrjen me qira të një pasurie të paluajtshme (ndërtesë/magazinë), si ambient për magazinimin e makinerive, pajisjeve të kabineteve dhe të gjithë inventarit ekonomik që disponon shkolla.
Ambienti kërkohet për arsye se shkolla është në proces rikonstruksioni të plotë për një periudhë 1-vjeçare, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
I. KRITERE TË PËRGJITHSHME
a) Të jenë titullarë të ligjshëm të pronës, të vërtetuar me certifikatë pronësie.
b) Objekti të jetë ndërtim me sipërfaqe rreth 500 m², e domosdoshme për magazinimin e makinerive, pajisjeve të kabineteve dhe të gjithë inventarit ekonomik që disponon shkolla, si dhe të ketë ambient të përshtatshëm për magazinimin e tyre.
c) Objekti që do të merret me qira duhet të jetë i pajisur me dyer dhe dritare të sigurta, në mënyrë që të garantojë jo vetëm funksionalitetin, por edhe sigurinë e inventarit që do të transferohet.
d) Objekti duhet të jetë i thatë, pa lagështirë, në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për ruajtjen e inventarit.
e) Objekti duhet të jetë i pajisur me sistem të fikjes së zjarrit dhe me fikëse zjarri në numër të mjaftueshëm, të cilat duhet të jenë në gjendje të mirë funksionimi.
f) Objekti duhet të ketë vendndodhje në një distancë të arsyeshme nga shkolla, për të lehtësuar transportin dhe kontrollin periodik.
g) Objekti duhet të ketë lidhje të rregullt me rrjetin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike dhe të jetë i pajisur me matës të energjisë elektrike dhe të ujit.
II. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR
a) Kërkesë e ofertuesit për pjesëmarrje në konkurrim.
b) Vërtetim nga FSHU-ja që nuk ka detyrime të pashlyera, si dhe kopje të kontratës së furnizimit me energji elektrike.
c) Vërtetim nga UKL-ja që nuk ka detyrime të pashlyera, si dhe kopje të kontratës së furnizimit me ujë.
ç) Deklaratë që prona nuk është në konflikt gjyqësor.
d) Nëse pronari është tregtar ose shoqëri tregtare, duhet të paraqesë edhe:
- NIPT/NUIS, certifikatën e regjistrimit dhe ekstraktin historik të regjistrimit të subjektit, që vërteton se subjekti ka status aktiv.
- Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
- Vërtetim nga institucionet përkatëse që subjekti ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk është në ndjekje penale dhe nuk është në proces gjyqësor në lidhje me aktivitetin.
e) Vetëdeklarim për plotësimin e të gjitha kritereve ligjore dhe kërkesave specifike të ambienteve që kërkohen nga Shkolla Mekanike Bujqësore “Hasan D. Gina” Lushnje.
ë) Kopje e dokumentit të identifikimit (ID) të titullarit të pronës/ambienteve (në rast se është individ).
f) Vërtetim i numrit të llogarisë bankare në një nga bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë.
g) Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë (lekë/m²/muaj). Përveç kërkesave të tjera, oferta duhet të jetë e nënshkruar nga administratori ose pronari i ambientit dhe të përmbajë të dhënat sipas tabelës së mëposhtme:
| Nr. | Emri dhe NIPT-i i subjektit | Përshkrimi | Sasia | Sipërfaqja totale (m²) | Çmimi/m² |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Ambient me qira – Magazinë | 1 |
Vlera limit për konkurrim është 75.000 lekë/muaj. Ofertuesit nuk duhet të paraqesin ofertë mujore me vlerë më të lartë se vlera limit e përcaktuar në këtë pikë, pasi ofertat do të refuzohen dhe ofertuesit do të skualifikohen.
Në ofertën e paraqitur, ofertuesi përfshin të gjitha taksat, tatimet dhe çdo detyrim tjetër ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi.
Oferta fituese do të jetë ajo me çmimin mujor më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe kërkesat e përcaktuara në njoftimin për marrjen me qira.
Pagesa e qirasë do të bëhet në lekë, brenda afatit për të cilin palët do të bien dakord në kontratën me shkrim.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara. Mosdorëzimi i një dokumenti ose paraqitja e dokumenteve të pasakta do të konsiderohet kusht për skualifikim.
Në ofertën e tij, subjekti ose personi fizik duhet të japë të dhëna të sakta për personin e kontaktit.
Objekti duhet të jetë i përfunduar, me dyer, dritare, i lyer dhe i gatshëm/i lirë për t’u shfrytëzuar nga qiramarrësi.
Afati i kontratës së qiradhënies do të përcaktohet nga qiramarrësi, i cili njofton me shkrim qiradhënësin 30 ditë para përfundimit të kontratës.
III. PARAQITJA E DOKUMENTEVE DHE OFERTËS SË QIRASË
- Dorëzimi i dokumenteve dhe ofertës ekonomike nga subjektet e interesuara duhet të bëhet brenda datës 01.07.2026, ora 10:00, me postë ose dorazi pranë Shkollës Mekanike Bujqësore “Hasan D. Gina” Lushnje.
