INFORMATIK

TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI

Programi i studimit “TIK” e aftëson nxënësin:
Të kryejë montimin dhe zëvendësimin e pjesëve të kompjuterit
Të instalojë pajisjet input/output të kompjuterit si printeri, skaneri, etj.
Të formatojë kompjuterin dhe instalojë sistemet windows, linux, si dhe programet aplikative të kompjuterit
Të ndërtojë algoritma me bllokskema e pseudokod për logjikën e programimit
Të programojë në gjuhët e programimit C, C++, PYTHON.
Të kryejë veprime të mirëmbajtjes së software dhe hardware
Të kryejë instalimin fizik dhe konfigurimin e rrjetit kompjuterik (lan) me kabëll dhe pa kabëll Të përdorë sistemin linux.
Të testojë dhe zgjidhë probleme hardware-ike.
Të programojë faqet web me HTML, CSS, JAVASCRIPT, PHP dhe MYSQL
Të ndërtojë faqet e webit me CMS
Të administrojë sistemet e shfrytëzimit me Windows Server
Të kryejë marketingun digjital të një biznesi
Të përdorë programet e dizajnit grafik
Të realizojë një siguri dhe mbrojtje kibernetike në sistemet kompjuterike.

Që në klasë të 11-të programi i studimit “TIK”

i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim:

  • nёndёrmarrje që realizojnë instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve, sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike
  • në institucione apo biznese private që përdorin pajisje, sisteme dhe rrjete kompjuterike ku nevojitet IT
  • në njësi tregtimi dhe shërbimi të pajisjeve dhe sistemeve kompjuterike
  • në qendra servisi për TIK

Menjëherë pas përfundimit me sukses të shkollës në këtë drejtim, nxënësi mund të
punësohet në profesionet:

Front-end developer, Full stack developer, Web designer, Digital Marketing, Help Desk, Data
entry specialist, Software tester, Specialist rrjetesh kompjuterike, Teknik kompjuteri, Graphic
designer

Nxënësi mund të hapë biznesin e vet, dhe pas një përvoje pune e trajnimeve të vazhdueshme,
mund të krijojë një sipërmarrje të vetën duke punësuar edhe individë të tjerë në veprimtarinë e
IT.

Nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”me mundësi
për vazhdimin e studimeve të larta universitare.