TERMOHIDRAULIK
Programi i studimit “TERMOHIDRAULIKË” e aftëson nxënësin të kryejë
- Instalimin e linjave të furnizimit me ujë dhe shkarkimit të pajisjeve hidrosanitare.
- Montimin e pajisjeve hidrosanitare dhe aksesorëve.
- Instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe ventilimit.
- Mirëmbajtjen e instalimeve hidraulike dhe të ngrohjes.
- Planin pёr hapjen e njёbiznesi tёvogёl të punimeve të instalimit, mirëmbajtjes dhe
riparimit të sistemeve ngrohëse-ftohëse. - Instalimin e sistemeve ngrohëse-ftohëse.
- Instalimin e linjave të shkarkimit (të gazrave dhe ujërave të kondensimit.
- Instalimin e kaldajave, çillerit, paneleve diellore.
- Instalimin e linjave të brendshme të furnizimit me ujë dhe të shkarkimit të ndërtesave.
- Shtrimin e linjave të jashtme të ujësjellësit, realizimin e rrjetit të jashtëm të kanalizimeve.
- Instalimin e linjave të aspirimit dhe ajrimit, instalimin e sistemeve mbrojtëse nga zjarri.
- Instalimin e pajisjeve të specializuara hidraulike dhe termohidraulike.
Që në klasë të 11-të, programi i studimit “TERMOHIDRAULIKË”
i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim:
• si ndihmës për punime instalimi, riparimi, mirëmbajtjeje të sistemeve termohidraulike në sipërmarrje që
kryejnë veprimtari në fushën e termohidraulikës, në sipërmarrjet e ndërtimit të objekteve të ndryshme, në
ndërmarrje të ujësjellës kanalizimeve, si dhe në njësitë e tregtimit të pajisjeve, veglave dhe materialeve hidro
sanitare etj.
• nёkompanitë publike dhe jopublike që veprojnë në sektorin e instalimeve hidraulike dhe termohidraulike, në
nivelin e teknikut (për ndjekjen e proceseve të punës), në pikat e tregëtimit të veglave dhe pajisjeve
hidraulike dhe termohidraulike.
• në sektorin e instalimeve të sistemeve ngrohëse-ftohëse si: instalues i linjave të sistemeve të ngrohjes me
kaldajë, ngrohëse-ftohëses hvac dhe sistemeve të kombinuara me panele diellore, instalues i linjave të
nxjerrjes së gazrave si dhe linjave të mbledhjes dhe shkarkimit të ujërave të kondensimit, instalues i pajisjeve
dhe trupave të punës ngrohëseftohëse të ndryshëm.
Direkt pas përfundimit me sukses të shkollës në këtë drejtim
• Nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e instalimeve hidraulike,
termohidraulike, instalimeve të sistemeve ngrohëse-ftohëse.
• nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e“Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për
vazhdimin e studimeve të larta universitare.
